Klaus Fuchs, i dënuar si spiun në Projektin Manhattan u lirua pas vetëm nëntë vjetësh burg dhe lejohet të emigrojnë në Dresden të Gjermanisë Lindore ku ai e vazhdoi karrierën e tij shkencore. Projekti Manhaten ishte një program shkencor amerikan për krijimin e bombës bërthamore. Në fillim të vitit 1939, komuniteti shkencor në botë zbuloi se fizikanët gjermanë kishin mësuar të fshehtën e zbërthimit të një atomi uraniumi. Frika u përhap shpejt mbi mundësinë e shkencëtarëve nazistë për ta shfrytëzuar këtë energji për të prodhuar një bombë të aftë për shkatërrime të paimagjinueshme. Shkencëtarët Albert Einstein, i larguar nga Gjermania nga persekutimi nazist, dhe Enriko Fermi, i arratisur nga Italia fashiste, jetonin në Shtetet e Bashkuara. Ata ranë dakord se presidenti duhet të informohej për rreziqet e teknologjisë atomike në duart e fuqive të Boshtit. Nga Nju Jorku, Fermi udhëtoi në Washington në mars për të shprehur shqetësimet e tij pranë zyrtarëve të qeverisë.
Një vit më vonë, Ajnshtajni i shkroi një letër presidentit Roosevelt ku i kërkonte zhvillimin e një programi kërkimor atomik. Roosevelt nuk e pa domosdoshmërinë dhe as dobinë për një projekt të tillë, por ra dakord për të vazhduar ngadalë. Në fund të vitit 1941, përpjekja amerikane për të hartuar dhe për të ndërtuar një bombë atomike mori emrin e koduar – Projekti Manhattan. Prova e parë e bombës atomike u bë në poligonin Los Alamos, Nevada në maj 1945. Ndërkohë që Gjermania naziste kapitulloi, Japonia ende vazhdonte luftën. Bomba e parë, me urdhër të presidentit Harry Truman, u hodh më 6 gusht 1945 në qytetin Hiroshima të Japonisë – bomba me emrin e koduar “Little Boy” shkaktoi 140,000 vdekur. Bomba e dytë u hodh më 9 gusht 1945 në Nagasaki. Emri i koduar i bombës ishte “Fat Man” dhe la 74,000 vdekur. Japonia u dorëzua. Sa për Klaus Fuchs, ai u zgjodh anëtar i Akademisë Shkencave gjermano-lindore dhe u emërua më vonë zëvendës drejtor i Institutit për Kërkime Bërthamore në Rossendorf, ku shërbeu deri sa doli në pension në vitin 1979. Ndërsa emri i tij, Fuks, u bë sinonim përçmues (nën zë, në çdo gjuhë) për agjentët a spiunët në shërbim të komunistëve në vendet e Evropës Lindore.
Kalendar
22 qershor 1713 – Kanada; Banorëve francezë të Akadias u jepet 1 vit afat për të deklaruar besnikërinë për Britaninë ose të lënë Nova Scotian.
22 qershor 1865 – SHBA; krijohet Shërbimi Sekret ndërkohë që 1/3 e monedhave në qarkullim në atë kohë ishin të falsifikuara, Shërbimi Sekret u krijua për të kapur falsifikatorët.
22 qershor 1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: Grekët mposhtin bullgarët në betejën pranë liqenit Doiran. Bullgarët u tërhoqën në veri pas disa orë luftimesh.
22 qershor 1940 – Lufta e Dytë Botërore: Udhëheqësi gjerman Adolf Hitler viziton Parisin; ai sapo kishte pushtuar gjithë Francën.
22 qershor 1941 – Gjermania naziste fillon pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Lideri sovjetik, Joseph Stalin, befasohet nga sulmi i papritur i forcave të Adolf Hitlerit. Nazistët marshojnë drejt Moskës.
22 qershor 1981 Mark Chapman e pranon se kishte qëlluar për vdekje frontmenin e “Beatles”, John Lennonin. Ai në dhjetor të vitit 1980 e kishte vrarë këngëtarin më të famshëm të asaj kohe.