Kurti i përgjigjet Borrellit: Dezinformim i rrezikshëm dhe i papranueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të shefit për politikë të jashtme të BE-së Josep Borrell pasi ky i fundit tha se ndihet i alarmuar për arrestimet e serbëve në veri dhe për marshimin e ushtrisë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas Kurtit, ky është “dezinformimi i rrezikshëm dhe i papranueshëm” që ndez tensionet dhe nuk i shërben qetësimit të situatës në veri.

Ai thotë se stërvitja e FSK-së është një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, dhe për këtë është në dijeni të plotë edhe KFOR.

Më tej Kurti thotë se bazuar në prova, personat serbë të arrestuar, janë vënë në pranga si përgjegjës për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR në Zveçan më 29 maj.

“Stërvitjet e sotme të Regjimentit të 3-të të FSK-së në Mitrovicën Jugore janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Bazuar në prova të shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, policia arrestoi një person në Mitrovicën e veriut për sulmin ndaj ushtarëve të @NATO_KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik, nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet. Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkruan Kurti në Twitter.

Të fundit

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du...

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje...

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur...

Diplomati me jaht dhe helikopter në Qytetin e Përjetshëm

Në kohërat e shkuara (dhe pothuaj të harruara) diplomati amerikan personifikohej nga figura si Richard Holbrooke, Lawrence Eagleburger, William Edwin Ryerson apo John Kornblum....

Spitali i Kavajës drejt fundit të punimeve, Koçiu: Investim me standarde të reja shërbimi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala, inspektoi...

Lajme të tjera

Web TV