Intervista e parë pas transferimit tek Inter Miami, Messi: “Jam shumë i emocionuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi mbylli pas dy sezonesh aventurën në Francë teksa u aktivizua në radhët e Paris Saint-Germain. Argjentinasi nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë e tifozëve të parizienëve, edhe pse statistikat ishin në anën e “pleshtit”. Paraqitja e dobët e francezëve në Champions League, bëri që tifozët të fajësonin Messin, por edhe Mbappe e Neymar.

Gjithsesi, Kampioni i Botës tashmë e ka mbyllur kapitullin me PSG ndërsa befasoi jo pak me zgjedhjen për të vijuar karrierën në Amerikë aty ku do të veshë fanellën e Inter Miamit. 36-vjeçari, pas ndeshjes së lamtumirës së Juan Roman Riquelme, nga stadium “Bombonera”, foli për herë të parë në lidhje me transferimin në Amerikë teksa u shpreh se është mjaft i emocionuar.

“Për mua ishte kënaqësi të isha dëshmitar në ndeshjen e lamtumirës së Riquelme, argjentinasit e kanë “pikë të dobët”. Riquelme është histori për Boca Juniors dhe unë u kënaqa shumë që u riktheva të luaj në një stadium si “Bombonera”. Tani pres të marr disa ditë pushime, të rikuperoj energjitë dhe të përgatitem për sezonin e ri. Do të nis një aventurë të re, në një skuadër të re dhe një qytet të ri. Jam shumë i emocionuar për këtë”, u shpreh Messi i cili pritet të debutojë me Inter Miamin në ndeshjen e datës 21 korrik ndaj skuadrës meksikane të Cruz Azul.

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV