Studentët e mjekësisë midis nevojave të Shqipërisë dhe kërkesës për tu larguar nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pirro Prifti

Përse mungesa e mjekëve në Shqipëri duhet të shpallet një Urgjenca Kombëtare? Sepse kjo urgjencë kombëtare ka filluar që pas fillimit të sistemit demokratik pra pas viteve `90 por INSTAT nuk ka një statistike se sa mjekë janë larguar pas viteve `90 kur Shqipëria kishte 360 mjeke për 100.000 (ose 3.6 mjekë për 1.000) banorë. Ky numër erdhi duke u ulur dhe pas stabilizimit të gjendjes socio-ekonomike pas vitit 2014, kur statistikat filluan të punojnë rregullisht numuri i mjekëve që largoheshin u bë i dukshëm për qeverinë por dhe për popullin.
Disa statistika të domosdoshme për të kuptuar se ky problem përbën Emergjencë Kombëtare dhe është çështje e shtruar për zgjidhje.cPo ta analizojmë me kujdes del se sipas OBSH por edhe sipas të dhënave të INSTAT, aktualisht Shqipëria sot ka nga 16.47 mjekë për 10.000 banorë në 2021-2022, pra, disa herë më pak mjekë për 10.000 banorë sesa vendet e Europës perëndimore madje edhe në raport me vendet e Ballkanit. Në vitin 2016 ky raport ishte edhe më negativ rreth 12.2/10.000. Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Shteti i dytë me më pak mjekë në raport me popullsinë, sipas të dhënave të OBSH-së është Turqia, me tregues 18.7, me të dhënat e fundit të përditësuara për 2018-n. Më pas renditen Qipro (19.5), Polonia (23.8), Bosnja (21.62). Nga shtetet e rajonit, më shumë personel mjekësor ka Serbia (31.1). Në Europë, rekordin për një trupë të zgjeruar të personelit mjekësor, e mban italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë në 2019-n, e ndjekur nga Gjeorgjia (70.7), Franca (66.3), Greqia (62.3). Gjithashtu në vendin tonë ka dhe mungesë infermierësh: Shqipëria ka 36 infermierë për 10.000 banorë në vend të 60 infermierë/10.000 banorë që ka BE, por po analizojmë sot problemin e mjekëve. Kanë ikur nga Shqipëria që pas vitit 2014 rreth 1500 mjekë vetëm në Gjermani dhe disa dhjetra në vendet e tjera të BE dhe në SHBA. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë infermierë, sipas urdhrit të infermierit kanë marrë vërtetimin për tu larguar nga vendi. Sipas Rektorit të Universitetit Mjekësor Arben Gjata i cili thoë se `largohen rreth 100-150 mjekë në vit.
Në Shqipëri problemet e shërbimit mjekësor mbeten kritike sepse nga 4360 mjekë që ka Shqipëria sipas OBSH e cila bazohet tek raporti 16.47/10.000 banorë, 2800 mjekë specialist punojnë në të 42 Spitalet që ka Shqipëria, ndërsa 1560 mjekë të familjes (sipas adresarit të mjekëve të Kujdesit Parësor 2023), punojnë në të gjithë Shqipërinë në Qendrat Shëndëtësore.
sipas studimit të ekspertëve Ilir Gëdeshi (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale), Russell King (Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Sussex) dhe Amarildo Çeka (Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Publik, British Columbia) tregoi se në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4745 doktorë, ndërsa jashtë vendit ishin 1028 të tillë (Studimi: 22% e mjekëve janë larguar nga Shqipëria. Më shumë se gjysma e diplomuarve në mjekësi në 4 vitet e fundit po bëhen gati të ikin jashtë vendit.
Kuptohet se Shërbimi parësor mjekësor e vuan gjithashtu më shumë mungesën e mjekëve dhe po të bëjmë se sa mjekë për banorë mbulojnë mjekët e familjes del se në Shqipëri mbulojnë me kujdes shëndetësor ambulator në realitet vetëm 5.7 mjekë për 10.000 banorë. Një problem tjetër i mprehtë negativ është se specializimet pas diplomimit 6-vjeçar të mjekëve janë 4-5 vjeçare, në fillim nëse deri para 10 vitesh askush nuk mund të futej në specializime, me një mesatare më të vogël se 8.5 të shkollës së lartë, këtë vit mesatarja e mjekëve specializantë, pra që do të kujdesen për shëndetin, u ul deri në notën 5, madje sërish mbetën kuota të paplotësuara. Pra sipas disa opinioneve, në Shqipëri po mbeten pjesa më e dobët e mjekëve dhe infermierëve, që nuk do të dinë të japin një shërbim cilësor. Mungesa për mjekë specialistë shkon deri në 76 pozicione sipas M.SH. Në vitin akademik 2022-2023, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë, janë 22,834 studentë të cilët përbëjnë 18% të totalit të studentëve. Megjithatë shumica e tyre kërkojnë të largohen jashtë vëndit për arsye nga më të ndryshmet ku mbizotërojnë:
-Pagat e ulëta,
-Dëshira për të punuar jashtë dhe për tu specializuar
-Pasiguria ekonomike për të krijuar familje në Shqipëri
-Mungesa e dëshirës për të punuar në zona të largëta të Shqipërisë
-Të ndryshme
Përgjegjësi të madhe ka në këtë rast Ministria e Shëndetësisë e cila nuk po e luan rolin e saj për të parashikuar dhe për të parandaluar fenomenin. Shkaku i revoltës së studentëve të vitit të fundit ishte sepse M.SH. nuk mund ta zgjidhe problemin me rrugë afatshkurtra pikërisht vitin e diplomimit të tyre dhe as me pagesë prej 5000 eurosh. Këto janë zgjidhje aspak të rregullta. Nga ana tjetër edhe studentët që mbarojnë fakultetin kanë edhe ata detyrime ndaj familjes, qytetit e fshatit të tyre dhe vendit të tyre, pra nëse ata pretendojnë se na preken të drejtat dhe liritë e njeriut, më parë duhet të mendojnë se ata mund të kontraktohen për një periudhe të shkrutër kohe rreth 3 vjet punë në Shqipëri. Kjo kërkon një reformë të thellë nga ana e M.SH. dhe nga qeveria.
Përse?
Sepse së pari në fillim duhet bërë një draft për të quajtur këtë problem bazuar në ligj si emergjencë kombëtare mungesën e mjekëve. Së dyti që në vitin e parë studentët duhet të nënëshkruajnë që menjëherë pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë ata do të punojnë me kontratë 1-3 vjet në vendet e tyre ku jeton familja e tyre. Së treti, bashkitë duhet të kenë një fond të veçantë për mjekët e rinj ku nëpërmjet kontratës tu sigurojnë atyre vendin e punës, vënd-banimi, rrogë të madhë, facilitete për familje e tyre, etj. Së katërti Minstria e Shëndetësisë duhet të të bëjë një reformë të thellë brenda ministrisë dhe reformë të thellë spitalore duke vendosur si përparësi rritjen e pagave njëlloj si në Kosovë, plus vendosjen e bonuseve për shërbimet mjekësore, reformë në manaxhimin e spitaleve publike duke shtuar kontrollin, futjen e mjekëve sipas standartit në punë, largimin e të pa-aftëve nga QSUT, kufizimin e dypunësimit, vendosjen e këshilltarëve të M.SH. vetëm me eksperiencë pune mbi 20 vjet sipas profileve, luftën kundër korrupsionit në tendera dhe kontrollin e PPP, aktivizimin e Kartës së Shëndetit për të çrrënjosur mitmarrjes. Në përfundim vendosja si prioritet reformën në Shëndetësi nga ana e qeverisjes mund të ngadalsojë fluksin e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

Të fundit

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Lajme të tjera

Web TV