Zaniolo i dërgon “sinjale” bardhezinjve: “Ëndrra ime është të luaj për Juventusin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Juve është Juve, edhe pa Champions apo kupat e tjera ndërkombëtare. Nicolò Zaniolo, ekskluzivisht për Gazzetta dello Sport, thërret bardhezinjtë. Megjithatë, pa dashur të tregohet i vrazhdë me Galatasaray-in e tij, ku e gjeti veten mirë: “Nëse ka një mundësi që na bën të lumtur të treve – Galatasaray, mua dhe Juventus- mirë. Përndryshe jam mirë në Turqi”, shton ai.

Te bardhezinjtë ai mund ta gjente sërish Kean, në realitet edhe të lidhur me klubin turk: “Moise është një shok fëmijërie, një sulmues shumë i fortë dhe shpesh i nënvlerësuar. Ai është një djalë i denjë, i qetë: shumë njerëz nuk e njohin dhe ndonjëherë e gjykojnë pa asnjë arsye, do të doja të luaja me të: te Galatasaray ose Juve”.

Ndërkohë në Stamboll ia kalon shumë mirë: “Kam gjetur super njerëz, si në qytet ashtu edhe brenda Galatasaray. Të gjithë më ndihmuan të vendosem shpejt. Ndihem shumë rehat. Në Turqi takova një dashuri të pabesueshme për futbollin. Ende kam të dridhura kur më vjen ndërmend atmosfera në stadium pas golit që shënova në derbin kundër Fenerbahçes.  Atmosferë e çmendur! Dhe më pas fitova kampionatin turk. Pas Conference League me Romën, një tjetër trofe i rëndësishëm. Shpresojmë të bëhet zakon”.

“Roma ishte një moment i rëndësishëm në jetën time, me faqe të bukura dhe të tjera pak më pak, dhe do t’u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë fansave. Dëshira ime është që Roma të fitojë shumë në sezonet e ardhshme. Ishin vite të bukura. Më mungojnë drekat në restorantin Locanda, i cili ishte bërë pak si familja ime e dytë. Mourinho? Nuk jam dëgjuar më me të. Por e di që Mourinho më do, ai gjithmonë pyet Sergio Oliverën, partnerin tim te Galatasaray, për mua. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Mout. Vitin e kaluar, para ndeshjes kundër Empolit, isha pak në hall sepse nuk kisha shënuar në pesë ose gjashtë ndeshje. Mourinho më mori mënjanë dhe më tha: “Nicolò, qëndro i qetë. Sot shënon”. Dhe kështu ishte. Mourinho gjithmonë sheh gjithçka në fillim, është e pabesueshme. Ai është një trajner i madh, special. Dikush që të stimulon gjithmonë”.

Të fundit

A e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara

Shqipëria del nga piku i infektimeve nga gripi. Muaji shkurt nis me ulje të sëmundshmërisë nga infeksionet respiratore dhe...

Shifrat alarmante: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë

Deputetja demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetin social shprehet se të rinjtë po braktisin arsimin pasi kanë halle të tjera. Tabaku...

Instituti i Vjenës bën parashikimin: Ja sa pritet të rritet ekonomia shqiptare në 2025

Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për studime ekonomike vlerëson se gjatë këtij viti ekonomia do të rritet me 3.8%, për të vijuar më pas në...

Berisha tregon a do të formojë koalicion me Ilir Metën në zgjedhjet e 11 Majit

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se janë të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në...

Çmimet janë ndër më të lartat në rajon/ Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane,...

Lajme të tjera

Web TV