Zyrtare/ Dominik Szoboszlai firmos me Liverpoolin deri në vitin 2028

Dominik Szoboszlai është futbollisti më i ri i skuadrës së Liverpool.

Pas zyrtarizimit të Alexis Mac Allister ditët e fundit, “The Reds” sapo kanë konfirmuar blerjen e yllit hungarez nga RB Leipzig.

Mesfushori ka firmosur me Liverpool-in deri në vitin 2028-të, pra për plot pesë sezone.

Për këtë afrim Liverpool ka derdhur në arkat e RB Leipzig plot 70 milionë euro.