F1/ Përplasje tek Mercedes, Toto Wolff drejtuar Hamiltonit: “Mjaft, thjesht jepi makinës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava në Austri rezultoi e ndërlikuar për Mercedesin. Nga provat, te gara Sprint si dhe te gara e së dielës, skuderia gjermane dhe pilotët e saj Lewis Hamilton dhe George Russell ishin të pakënaqur me çfarë arritën në pistën e Red Bull Ring.

Nervat arritën kulmin në momentin kur piloti britanik u ankua në radio për penalizimin e marrë në lidhje me tejkalimin e limiteve të pistës. 38-vjeçari mendoi se ishte i vetmi që po penalizohej nga komisarët e garës dhe në një komunikim në radio me shefin e Mercedes, Totto Wolff shprehu të gjithë pakënaqësinë për formën e keqe të njëvendëshes gjermane.

Por, nga ana tjetër, habiti jo pak reagimi i Wolff i cili urdhëroi Hamilton të mos ankohej pasi dihej gjendja e makinës dhe i tha që të mendonte vetëm për ta ngarë atë pavarësisht kushteve.

Pas garës, Wolff theksoi se të tilla debate janë normale gjatë një gare ndërsa shtoi se ky konflikt me pilotin kryesor të Mercedes nuk do të ndikoi në rinovimin e kontratës së britanikut, që duhet thënë se ende mbetet pezull pavarësisht se të dyja palët shprehen me bindje të plotë se zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt.

Gara e radhës në Formula 1 është ajo e kësaj fundjave në Britaninë e Madhe. Në Silverstone, pistën e shtëpisë së Hamilton me shtatë here Kampionin e Botës që këtë herë do të kërkojë maksimumin duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve e tij.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV