Osimhen konfirmon qëndrimin tek Napoli: “Fëmijët më duan dhe të rriturit më adhurojnë”

Victor Osimhen është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Klubet më të mëdha europiane janë vendosur në radhë për shërbimet e sulmuesit të Napolit. Megjithatë, vetë nigeriani duket se e ka të qartë të ardhmen e tij dhe duket se do të qëndrojë në Itali të paktën edhe për një sezon. Nëpërmjet një pronocimi për mediat e vendit të tij, Osimhen shprehet se nuk ka parë një qytet më të çmendur për futbollin se sa Napoli ndërsa shtoi se është në vendin e duhur.

“Nuk kam parë kurrë një vend më të çmendur për futbollin se sa Napoli. Napoletanët e tregojnë menjëherë dashurinë për futbollistët që përfaqësojnë fanellën e tyre, në qytet më respektojnë kudo që unë shkoj. Fëmijët më duan dhe të rriturit më admirojnë, një pjesë e mirë kopjuan edhe maskën që unë mbaja dhe lëviznin në qytet me të.

Kjo tregon se ata e vlerësojnë punën që bëjnë lojtarët në fushë dhe për mua nuk ka vend më të mirë se Napoli. Jam shumë i lumtur sepse kam marrë vendimin më të mirë të mundshëm për t’u transferuar këtu. Tani jam i “fiksuar” me trofetë sepse nuk kënaqem vetëm me një titull. Mezi pres që të startoj sezoni i ri”, u shpreh Osimhen që duket se largon kështu zërat e merkatos.