Festa e Pavarësisë në SHBA/ Valë sulmesh në masë me armë, 10 persona të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet në masë me armë në Filadelfia, në Baltimorë, dhe në Forth Worth, Teksas, morën jetët e 10 personave në prag të Festës së Pavarësisë më 4 korrik, thanë zyrtarët – një kujtesë kjo e zymtë e dështimit prej dekadash të përpjekjeve për të ulur dhunën nga armët në Shtetet e Bashkuara.

Në Fort Worth, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm masiv me armë pas përfundimit të një festivali lokal, tha policia të martën.

Në një tjetër incident me armë në Filadelfia mbrëmjen e së hënës, pesë persona u vranë dhe dy u plagosën kur autori i dyshuar që mbante edhe jelek antiplumb hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastit, njoftoi policia. Ndër të plagosurit ishte edhe një fëmijë dhe një adoleshent.

Sulmet me armë të mbrëmjes së të hënës erdhën pasi dy persona u vranë dhe 28 u plagosën, gati gjysma e tyre fëmijë, nga breshëri plumbash gjatë festës nëpër rrugët e një lagjeje në qytetin Baltimorë.

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi dhunën dhe përsëriti thirrjen për të ashpërsuar legjislacionin për armët në Amerikë.

“Vendi ynë ka pësuar sërish një valë sulmesh tragjike dhe të pakuptimta me armë”, u shpreh presidenti nëpërmjet një deklarate të qarkulluar të martën. Presidenti Biden u bëri thirrje që “të ulen në tryezë për reforma domethënëse dhe të logjikshme” ligjvënësve republikanë, të cilët përgjithësisht kanë bllokuar përpjekjet për reforma domethënëse të ligjeve për sigurinë e armëve dhe kanë kundërshtuar përpjekjet e Presidentit Biden për të rivendosur një masë kufizimi për armët luftarake.

Motivi i tre sulmeve të fundit me armë nuk u bë menjëherë i qartë.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me një numër të madh sulmesh masive me armë dhe incidente ku përfshihej dhuna me armë. Ka patur deri më tani gjatë vitit 2023 mbi 340 sulme masive me armë, sipas të dhënave të mbledhura nga Arkivi për Dhunën me Armë, organizatë që i përkufizon sulme masive incidentet ku qëllohen të paktën katër persona, pa llogaritur autorin.

Lexo edhe :  “Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Nëse viti vazhdon me të njëjtin ritëm, sulmet masive me armë gjatë vitit kalendarik 2023 do të arrijnë në rreth 679, gati sa dyfishi i 336 sulmeve të regjistruara në vitin 2018. Ky do të ishte niveli i dytë më i lartë vjetor i nëntë viteve të fundit. Niveli më i lartë ishte ai i vitit 2021, kur u regjistruan 690 sulme të tilla.

Shtetet e Bashkuara kanë vdekjet më të shumta në raport me popullsinë, krahasuar me të gjitha vendet e tjera me të ardhura të larta, sipas analizës së Institutit për Vlerësimin dhe të Dhënat e Shëndetit, në Universitetin e Uashingtonit. /VOA

Të fundit

Tiranë, babai kallëzim në polici: Kam humbur kontaktet me djalin

TIRANE Një shtetas ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e...

Çfarë ndodhi me fëmijët e Marie Antoinette pas vdekjes së saj?

Pas vdekjes së Marie Antoinette dhe Louis XVI, vetëm dy fëmijë mbetën gjallë: Louis Charles dhe Marie Thérèse Charlotte. Të konsideruar të rrezikshëm nga...

Zgjedhjet parlamentare/ Kosova voton, pjesëmarrja 8.33 përqind deri në orën 11:00

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Sipas...

Sot derbi Partizani-Tirana, ndeshja e 177-të dhe dominimi i kuq në kryeqytet

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në “Arena e Demave”, në orën 13:30 në derbin e tretë të këtij sezoni, i cili...

Sherr me sende të forta mes disa personave, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Durrës, ku ka patur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia thotë se për këtë ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV