​Kurti pas takimit me Lajçak: Masat ndëshkuese të BE-së e bëjnë dialogun asimetrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik.

Sipas deklaratës së Qeverisë, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim.

“Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve.

Në lidhje me rrugën përpara, kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, tha ai.

Ndërsa Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti tha se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”.

Ai shtoi se me kryeministrin Kurti i kanë paraqitur pikëpamjet dhe idetë e tyre dhe se “kanë rënë dakord që procesi të vazhdojë”.

Lajçak nuk ka dashur të komentojë masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, por bëri të ditur se BE-ja i ka gati sanksionet edhe për Serbinë.

“BE-ja e ka bërë të qartë se i ka sanksionet gati për Serbinë dhe ato do të implementohen nëse vendet anëtare vendosin që Serbia nuk i bindet BE-së. Ky është vendim i shteteve anëtare. Nesër do të jem në Beograd. Dëshira ime është që mos të ketë sanksione për Kosovën dhe Serbinë, por që t’i kemi të dyja palët duke u takuar në Bruksel dhe të negociojnë se si të implementohet marrëveshja e muajit shkurt“, tha Lajçak.

Lexo edhe :  Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e menjëhershëm të tensioneve dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetëson Burkseli.

Të fundit

Revolucioni Egjiptian, nisi më 1952 dhe përfundoi në 1953 me shpalljen e republikës

18 Qershor 1953 Nga fillimi i shekullit XX, Egjipti ishte de facto nën ndikimin e Perandorisë Britanike, pavarësisht pavarësisë formale...

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës,...

Macron kundër Trump-it dhe Netanyahu-t: Ndryshimi i regjimit në Iran do të sillte kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur sot në samitin e G7-ës që po zhvillohet në Kanada, ku ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për...

Revolta e Bokserëve, perandoresha kineze Dowager Cixi urdhëron vrasjen e të huajve

18 qershor 1900 Në qershor të vitit 1900, Kina u përfshi nga Revolta e Bokserëve, që ishte kulminacioni i pakënaqësisë popullore ndaj ndikimit të...

Lufta kundër turizmit masiv në Europë, shqiptarët ‘fusha e radhës e konfliktit’

Gjatë fundjavës, evropianët e jugut dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv. Kjo është një skenë e njohur, por këtë herë demonstrata...

Lajme të tjera

Web TV