Anëtarësimi në NATO, Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin suedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin suedez Ulf Kristersson për bisedime, ndërsa udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s përgatiten për një takim të nivelit të lartë në Lituani.

Suedia po përpiqet të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s, një lëvizje kjo e ndikuar nga agresioni rus në Ukrainë. Udhëheqësit e NATO-s dhanë miratimin e tyre për pranimin e Suedisë gjatë vitit 2022, por Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Stokholmit. Që një vend të bëhet pjesë e NATO-s procesi i pranimit duhet të jetë unanim nga vendet anëtare.

Finlanda, e cila aplikoi së bashku me Suedinë, u pranua si anëtare e alenancës në muajin prill të këtij viti.

“Presidenti Biden dhe kryeministri Kristersson do të diskutojnë për bashkëpunimin në rritje në lidhje me sigurinë si dhe do të ritheksojnë qëndrimin se Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre në një deklaratë javën e kaluar.

Sipas saj presidenti Biden dhe kryeministri Kristersson do të diskutojnë gjithashtu në lidhje me aktivitetin e Kinës, si dhe për ndryshimet klimatike apo teknologjitë e reja.

Turqia ka akuzuar Suedinë se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si organizata terroriste. Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Stokholmi ka miratuar një sërë reformash, duke përfshirë një ligj të ri kundër terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg planifikon një takim mes tre vendeve të enjten./ VOA

Të fundit

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Orët e fundit para afatit, Trump tremb një sërë shtetesh me tarifat! (Detajet)

Bota përballet me tarifa më të larta nga administrata Trump duke filluar nga dita e nesërme, data 1 gusht, duke krijuar edhe më shumë...

20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur...

Lajme të tjera

Web TV