“Betejë kryeneçësh”/ Kurti refuzon takimin me Ramën, pritet nga Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë. Rama “shpëtohet” nga presidentja Vjosa Osmani e cila ka parashikuar sot takimin me Ramën, ku ky i fundit po zhvillon “turin ballkanik”, në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Vijojnë përplasjet mes dy kryeministrave duke çuar në një pikë të errët marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nis sot një turne dyditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të diskutimeve për “Samitin e Berlinit” që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Ndërsa vizitën e parë e kishte parashikuar në Kosovë, kryeministri Edi Rama mori refuzimin e prerë të homologut Albin Kurti për ta takuar kokë më kokë. Megjithatë si “shpëtim” doli papritur presidentja e Kosvës Vjosa Osmani e cila sot ka parashikuar në agjendën e saj një takim me kryeministrin Edi Rama. Në këtë situatë nuk ka përplasje protokollare por dukshëm si Rama shut edhe Kurti po thellojnë ndarjen mes tyre, sidomos në javët e fundit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar dje se është i gatshëm të takohet me Ramën vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, duke thënë se për të është e arsyeshme “një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo edhe takime të tjera”. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte anuluar nga Rama një ditë para se të zhvillohej. Ajo ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, Rama u shpreh në atë kohë se mbledhja nuk mund të mbahet në formatin e paraparë dhe se “nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”. Ndërsa dje Kurti tha se i ka propozuar Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive, dhe me atë rast të nënshkruhen marrëveshjet “që janë të dakorduara që janë në sirtarë dhe në këtë mënyrë t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”. “Për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë për takime të ne të dyve. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, nëse shikoni gjatë këtyre më shumë dy vjetëve sa jemi në qeverisje, i kam një duzinë takimesh me kryeministrin Rama. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen, kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha kryeministri i Kosovës. Nga ana tjetër Rama shmangu komentet për këtë çështje, duke theksuar se sot do jetë në Prishtinë, por pa komentuar qëndrimet e Kurtit. “Do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër [më 6 korrik] në Prishtinë”, tha Rama gjatë një deklarate për media, ku doli të komunikonte vendimet e mbledhjes së qeverisë.

Lexo edhe :  Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

Thellimi I mosmarrveshjeve mes Kurtit dhe Ramës tashmë është I dukshëm. Ato janë përkqësuar sidomos javët e fundit kur Rama ka dhënë disa deklarata kundër Kurtit për shkak se sipas tij po e çon Kosovën në një pikë të vështirë duke mos dëgjuar këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për qetësimin e situatës ne veri të Kosovës. Në atë vazhdë Rama anuloi takimin e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej në Gjakove disa kohë më parë. Duket se këtë refuzim Kurti e ktheu me një tjetër refuzim, për të dalë të “barabartë” në shpërfilljen ndaj njëri-tjetrit. Mosmarrëveshjet mes tyre e kanë çuar në një pikë kritike marrëdhëniet zyrtare Kosovë-Shqipëri.

 

Të fundit

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Lajme të tjera

Web TV