Edi Rama mbërrin në Kosovë, takim me Osmanin dhe Konjufcën

Në kuadër të turit Ballkanit për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka mbërritur në Kosovë.

Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas me kryeparlamentarin Gluk Konjufca.

Ndërkohë, deri më tani nuk e dimë nëse do të ketë një takim mes kreut të qeverisë shqiptare dhe homologut të tij, Albin Kurti.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i vuri kusht Ramës se nëse nuk mbahet mbledhja e dy qeverive, për të firmosur 13 marrëveshjet mes dy vendeve, nuk do të ketë një takim mes tyre.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm kryeministri Rama lëvizi dy hapa para. Duke firmosur 13 marrëveshjet e parashikuara për tu nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahej në Gjakovë, ai plotësoi në dukje kushtein e Albin Kurtit.