Rama takim me Osmanin, publikon pamjet nga takimi ‘kokë më kokë’ me presidenten e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Kosovë në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa pritet të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.