Koreja e Veriut ndalon fjalën ‘Të dua’, shkelësit dënohen me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreanët e Veriut nëse dëgjohen duke folur zhargon ose madje edhe terma dashurie midis të dashuruarve ose bashkëshortëve – që sugjerojnë se ndikohen nga kultura kapitaliste e Koresë së Jugut – kërcënohen me ndëshkime të rënda nga regjimi i Kim Jong Un.

Sipas Aktit të ri për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të miratuar së fundmi nga regjimi i Kim, dënimet për ata që përdorin idiomat koreano-jugore mund të variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës apo edhe dënimi me vdekje, sipas gazetës kineze South China Morning Post.

Gratë koreano-veriore duhet t’i quajnë burrat e tyre ‘shokë’

Që kur Kim Jong Un ndaloi përdorimin e zhargonit të Koresë së Jugut, gratë koreano-veriore nuk guxojnë më të përdorin fjalë si “jagiya”, që do të thotë “ëmbëlsi”, sepse do të thotë se kanë parë filma koreano-jugor. Në vend të kësaj, atyre u kërkohet t’u drejtohen burrave të tyre me fjalën “dongji”, që do të thotë “shok”.

Edhe shprehja “Të dua” është në distopinë Orwelliane të Kim-it, një shenjë se koreano-veriorët po shikojnë filma ose shfaqje televizive nga Koreja e Jugut, dhe South China Morning Post raportoi se kufizimet u vendosën për të eliminuar “gjuhën e kalbur të kapitalizmit”.

Koreanëve të Veriut u thuhet gjithashtu të shmangin fjalë të tilla si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “waipeu” (“grua”). Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u kapën duke parë filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”. Sipas gazetës britanike The Mirror, dy adoleshentët u ekzekutuan para një turme.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV