Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

Nga Lutfi Dervishi

A ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë?

A ka mbetur prokuror që të ketë guximin të zbatojë ligjin?

A ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?

A ka mbetur ndonjë hu në mazhorancë që të skuqet nga të fortët që ligjin e bëjnë me hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë hu nga shumica që të dënoje publikisht dhunën barbare apo “ligji nuk ndalon që të mbash hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë gomone lirë apo, pas këtyre pamjeve, u mbushën e u zbrazën të gjitha?

A ka mbetur ndonjë zyrtar policie me cipë apo i ka plasur cipa nga huri?

A do te hapë gojën dikush dhe të mos thotë: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”

A ka parë njeri skena të tilla si ato të Krujës qoftë edhe nëpër filma?