Barcelona siguron transferimin e talentit Vitor Roque, ja shifra që do të paguajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitor Roque (18 vjeç) është gati të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën. Në fakt, mungon vetëm konfirmimi zyrtar. Marrëveshja mes klubeve për talentin brazilian është mbyllur për 30 milionë euro, plus 31 të tjerë në formë bonusesh.

Një milion do të arkëtohet nga klubi i aktual, Athlético Paranaense, në rast se do të fitojë ndonjëherë “Topin e Artë”.

Me këtë shumë të operacionit, Vitor Roque mund të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Brazilit duke qenë se transferimi i Endrick te Reali i Madridit u mbyll për një shifër që mund të arrijë në 60 milionë. Nëse plotësohen variablat e lojtarit të ri të Barçës, pagesa do të arrijë në 61 milionë.

Në këtë moment, Vitor Roque, familja e tij dhe menaxheri André Cury, janë tashmë bashkë në Curitiba.

Ata u takuan në këtë qytet për të nënshkruar kontratën e tyre të transferimit me Athlético Paranaensen. Kontrata me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029, por disa burime flasin për një sezon tjetër opsional.

Zyrtarizimi nga Barcelona pritet të ndodhë gjatë orëve në vazhdim.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV