FMN: Informaliteti në punësim 50% në Shqipëri, shkak sigurimet e larta në pagat e ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është gati 50% dhe shkak për këtë është norma e lartë e taksimit në pagat e ulëta, evidentoi një studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për taksat e punës në Ballkanin Perëndimor.

FMN vëren se informaliteti është më i përhapur në Shqipëri, sesa në Maqedoninë e Veriut apo Serbinë, me rreth 50% të njerëzve në marrëdhënie pune, kundrejt rreth 20% mesatarisht të raportuar për dy vendet e tjera.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi një nivel i tepërt i taksave në pagat e ulëta është pengesa kryesore për formalizimin dhe gjithë-përfshirjen e punësimit, veçanërisht për gratë, analizon Fondi.

Korrigjimi i kësaj anomalie tatimore tek personat me paga të ulëta mund të arrihet para së gjithash nga reduktimin e kontributeve të sigurimeve, duke zhvendosur pjesërisht financimin e pensioneve dhe programeve shëndetësore në baza të tjera tatimore.

Një reformë e tillë mund të perceptohet si reduktim i përfitimeve për arkën e pensioneve, tani kur lidhja kontribut-përfitim është e dobët sidomos në Shqipëri, por një reformë e tillë do të mund të rriste formalizimin e vendeve të punës.

Taksimi i punës në Ballkanin Perëndimor mund të zhvillohet në kontekstin e secilit vend sugjeron FMN, por, taksimi i punës në Ballkanin Perëndimor përballet me sfida të dyfishta të barazisë dhe efikasitetit.

Siç është raportuar kapaciteti i taksimit të punës është i ulët në raport me standardet ndërkombëtare. Kjo rrjedh nga progresiviteti i kufizuar i Tatimit mbi të Ardhurat (TAP) dhe normat e larta dhe të sheshta të Sigurimeve Shoqërore.

Reformat ndaj TAP-it do të ishin të nevojshme në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi, ku norma më e lartë (10 për qind) është shumë e ulët.

Maqedonia e Veriut, me një normë më të lartë (18%), duhet të ulë normën për punëtorët me të ardhura të ulëta (kjo do të përmirësonte progresivitetin dhe do të lehtësonte taksimin në nivele të ulëta të pagave).

Lexo edhe :  Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Për Shqipërinë duhet të ulet norma e kontributeve për pagat e ulëta, pasi është evidentuar si pengesë për formalizim sidomos në punonjësit e rinj.

Reduktimet e normave të kontributeve janë më të vështira për t’u reformuar kur ato kontribuojnë drejtpërdrejt në të ardhurat e lidhura me pensionet.

Kontributet që sjellin përfitime universale, të tilla si aksesi në kujdesi bazë shëndetësor ose përfitimet minimale të pensionit, mund të shihen si pothuajse taksa dhe nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të mbledhura nga të ardhurat nga puna. Instrumentet e taksave indirekte si TVSH-ja dhe taksat mjedisore mund të përdoren pjesërisht për kompensimet, sugjeron Fondi./Monitor/

Të fundit

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Lajme të tjera

Web TV