Iku Çuçi, vjen Balla/ Basha: Po mbrohen interesat e grupeve kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, kandidat për të marrë kreun e Partisë Demokratike ka reaguar një ditë pas vendimit të Ramës për emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. Basha tha se ky emërim është bërë për të mbrojtur interesat e grupeve kriminale dhe oligarkëve

Deputeti dhe kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, Basha thotë se dhuna barbare në Fushë Krujë nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ndër të tjera Basha shkruan se largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale. “Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë”, ka shkruar Lulzim Basha në profilin e tij në facebook. Ai ka hedhur akuza mbi kreun e Qeverisë se po mbron interesat e ngushta të krimit dhe të oligarkëve. “Për sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale”, ka shkruar Lulzim Basha. Më tej ai thotë se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e disa njerëzveqë punojnë për interesat e tyre. “Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve”, shkruan ai.

Lexo edhe :  Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres...

Reagimi i Berishës

Partia Demokratike e Sali Berishës reagoi pas vendimit të Edi Ramës për emërimin të Taulant Ballës si ministër i Brendshme, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Në deklaratën e PD thuhet se kjo është një shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi. “Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajave dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbasani në Shkodër. Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi. Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV