Dy zhvillime të reja nga hetimi i Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, ka dy të reja të rëndësishme për publikun.

E para, është që nga gjashtë akuzat e SPAK kundër Ahmetaj, nuk ka ndonjë akuzë direkte lidhur me inceneratorët, apo rolin konkret të tij mbi procedurat, por ka hetime të hollësishme mbështetur mbi dyshime se disa prej pronave të përfituara nga Ahmetaj, janë dhurata të dy prej pronarëve të inceneratorëve, Mërtiri dh Zoto.

Dosja që po shkon në gjykatë është një hetim i hollësishëm pasurie i Arben Ahmetajt, madje një punë e guximshme për nga durimi dhe hipotezat e ngritura, të cilat duhet të qëndrojnë në këmbë në gjykatë.

Zhvillimi i dytë është reagimi i opozitës ndaj kërkesës për arrestim, e cila në fakt i kërkon Ahmetajt të flasë për procedurat e inceneratorëve, me shpresë se kështu do mbërrijnë tek Edi Rama.

Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përgjërim kolektiv kaq masiv nga opozita ndaj një personi që ka probleme me drejtësinë dhe që ka hallin e kokës së tij, që t’i ndihmojë dhe ata në hallin e tyre, të mundin Edi Ramën përmes hallit të tij.

Është ndoshta kërkesa më tragji-komike që kam dëgjuar nga ndonjë opozitë, e cila nuk mban më qëndrim ndaj akuzës, por i lutet të akuzuarit, t’i ndihmojë dhe ata në hallin e tyre.

E vërteta e hidhur është se shumica e indicieve të prokurorisë rreth lidhjes së disa pronave të Ahmetajt me pronarët e inceneratorëve kanë rrjedhur me shumë dëshirë nga vet pronarët Mertiri dhe Zoto, të cilët dihet se janë publikisht në luftë me Ahmetajn së paku prej vitit 2019. Kjo natyrisht ka bërë që SPAK të shkojë në hetime të hollësishëm dhe në ngritje hipotezash që duan shumë prova, që të mbesin në këmbë në gjykatë.

Lexo edhe :  Mandati i pestë…

Pra në këtë rast e kemi një palë “të penduar”, të cilët duket se janë investuar të implikojnë Ahmetajn si bashkëpunëtor të tyre, duke bërë lidhje mes disa pronave të Ahmetajt dhe rolit të tyre në përfitimin e tyre.

Por nëse hetimi ndaj Arben Ahmetajt nisi si hetim për rolin e tij në kontratat koncesionare të inceneratorëve, dhe përfundoi në hetim pasuror ndaj Arben Ahmetajt, kemi një anomali. Ose ai nuk ka rol në kontratata, ose ato nuk janë objekt hetimi.

Se sa për pasuri, ne kemi parë bordero rrogash me 240 mijë euro në muaj dhe askush nuk është çuditur dhe nuk e ka marrë për indicie. Është një rrogë mujore sa dy pasuritë e Ahmetajt, që mendohet se kanë ardhur nga Zoto e Mërtiri.

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV