E vërteta e masakrës së Divjakës sipas dëshmitarëve okularë të familjarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leka Rudha

Tetori i vitit 1943
Brigada e I partizane nën komandën e Mehmet Shehut u përplasën me një çetë të ballit afër Dumresë. Përplasja përfundoi me humbjen e ballit dhe disa robër të zënë nga partizanët. Theksojmë se në atë përplasje, armët nuk u përdorën.
Mehmet Shehu nuk u mjaftua me kaq, por ushtroi raprezalje ndaj banorëve të zonës.
Kështu pasi hyri në Divjakë dha urdhër që të gjithë meshkujt (një në çdo familje) të rreshtoheshin pranë Brigadës I sulmuese.
Pas refuzimit të fshatëve (përveç njërit) i grumbulluan në kodër para skuadrës së pushtimit me rreth 80 burra. Të lidhur me tel me gjëmba. Në atë grumbullim ishte edhe Todi Rudha (gjyshi im) i cili kur e morën nga shtëpia nuk harroi të merrte me vete edhe faqoren me raki. Nuk i shkonte kurrë në mendje se do përfundonte para skuadrës së pushkatimit, por fati është me të.
Një nga partrizanët e njeh dhe i thotë Mehmet Shehut:
“Z. komandant, burri me mustaqe nuk duhet pushkatuar pasi i biri është inkuadruar me forcat tona”.
Mbas kësaj bisede, gjyshin tim e shkëpusin nga rrjeshti. Në atë moment filloi sokëllitja e mitrolozit mbi fshatarët e pafajshëm. Mëkati i tyre ishte vetëm se nuk u bashkuan me partizanët. Edhe Dushan Mogasha dha kontributin e vet duke i qëlluar me pistoletë në kokë viktimat që nuk i kishin kapur plumbat e mitrolozit.
Në Divjakë pllakosi zija.
Kuja dhe të qarat nuk pushuan për gati një muaj. Dora gjakatare prej krimineli nuk pati asnjë lloj pendimi.
-“Në Spanjë, – thoshte, – unë kam vrarë më shumë”.
Në historinë e Luftës II Botërore, masakra e Divjakës ishte nga më të rëndat. Terrori do të vazhdonte edhe për disa kohë por jo me këto përmasa.
Memoriali që u vendos ishte akti që historia nuk duhet harruar sepse edhe mund të përsëritet.

Lexo edhe :  Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto dhe dëshmi nga ish-të dënuar: Dhimbjen deri në...

Sipas dokumentave
Jugosllavi Mugosha pararojë në vrasjen e shqiptarëve

Historiani Uran Butka, në një shkrim të tijin thotë: “Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës Civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në Golem të Lushnjes, në 21 tetor 1943, pas prishjes së njëanshme të marrëveshjes kombëtare të Mukjes nga komunistët. Një nga ato masakra, qe ajo në afërsi të Lushnjes, tek kodra e Cen Hasanit, në fshatin Golem, në 21 tetor 1943. Brigada I sulmoi forcat nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, që kishin marrë pjesë në luftimet kundër pushtuesve italianë, bashkë me forcat nacionalçirimtare. Mehmet Shehu shkruante: “U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë” (AQSH fondi 41 v.1943 D.32) Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të pafajshëm. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë. Këtë masakër e pranon edhe vetë komandanti i Brigadës I Sulmuese, Mehmet Shehu në një letër-autokritike drejtuar Shtabit të Përgjithshëm:
“Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatoheshin 15-20 ballistë nga më përgjegjësit…” (AQSH fondi 41 D.32 v.1943)
Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që Mehmet Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë.

Të fundit

26 Dhjetor 2004/ Tërmeti dhe cunami shkaktojnë mijëra të vdekur në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm pranë brigjeve të Sumatrës në Indonezi, krijon një cunami, një dallgë të madhe detare, që...

Testimi i ADN-së së fetusit gjatë shtatzënisë mund të zbulojë kancerin

Rezultatet jonormale në testimin e ADN-së së fetusit mund të lidhen me forma të padiagnostikuara të kancerit, të tilla si kanceri i limfomës, zorrës...

Romenët, historia e pushtimit paqësor

Etapat që sollën romët nga India në të gjithë botën. Marshi i gjatë i popullit rom Një popull i padeshifrueshëm, populli rom ka jetuar për shekuj...

Parashikimi, “Orbital” i Samantha Harvey do jetë libri më i shitur në Britani

Shoqata e Librarive foli me stafin i cili gjithashtu theksoi James nga Percival Everett, dhe gjithçka nga autobiografia e Chris Hoy deri te një...

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë...

Lajme të tjera

Web TV