Fotolajm/ Deputeti demokrat ‘tymos hashash’ në mbledhjen e komisionit

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur votën e tij kundër projektligjit për kanabisin mjekësor.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, Korreshi ka mmarrë një fletë duke e dredhur dhe tymosur njësoj si të ishte cigare hashash.

“Drejtpërdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji për Kanabisin.

Qivirria nuk harroj të sillte edhe nga një teke për provë në mënyrë që kur të votohet komisioni t’i ketë trutë dhallë po nga ajo e thartuara”, shkruan Korreshi.