Pulisic zbarkon në Milano: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të nis nga puna”

Christian Pulisic është gati të fillojë aventurën e tij të re me fanellën e Milanit.

Sulmuesi amerikan mbërriti në Itali mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u ul në Malpensa në orën 9:25.

Faqja zyrtare e Milanit në Instagram ka publikuar një video me fjalët e para të folura nga Pulisic menjëherë pas uljes: “Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbritur në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të nis nga puna.”