Udhëtimi i ëndrrave/ 6 pasagjerë nga Franca do të fluturojnë mbi stratosferë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania franceze Zephalto planifikon të transportojë pasagjerë në stratosferë në një lartësi prej 25 kilometrash mbi Tokë për tre orë, brenda një balone elegante. Sipërmarrjen, Zephalto po punon me CNES, agjencinë hapësinore franceze, dhe projekti do të nisë në fund të vitit 2024 pas shtatë vitesh punë.

Céleste është projektuar nga arkitekti dhe stilisti Joseph Dirand, i njohur për disa prej restoranteve “it” në Paris. Dirand ka projektuar restorantet pariziane Loulou, Monsieur Bleu dhe Girafe si dhe restorantet Le Jardinier dhe Shun në Nju Jork. Udhëtarët do të shërbehen me pjata nga kuzhinierë francezë me yje Michelin, të cilët fokusohen në kuzhinën molekulare dhe eksperimentale. Sigurisht, pjesëmarrësit do të mund të postojnë përvojën e tyre dhe pamjen spektakolare në Instagram pasi do të jetë i disponueshëm wi-fi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zephalto (@zephalto)

Zephalto u themelua në vitin 2016 nga inxhinieri aeronautik Vincent Farret d’Astiès në jug të Francës me synimin për të krijuar një alternativë me karbon të ulët. Sipas kompanisë, udhëtimi me Céleste do të konsumojë 27 kilogramë dioksid karboni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zephalto (@zephalto)

“Jam i emocionuar që kam krijuar urën midis realitetit dhe ëndrrës sime për udhëtimin në hapësirë. Ekipi ynë i ekspertëve punoi shumë për të krijuar një balonë me të cilën Vëllezërit Mongolfieri do të krenoheshin”, tha d’Astiès.

Gjashtë pasagjerë do të hipin balonë dhe do të nisen nga Franca me një ekuipazh prej dy pilotësh dhe do të ngjiten në lartësinë e synuar në 90 minuta. Udhëtimi gjashtë-orësh përfshin tre orë në lartësinë më të madhe, më shumë se 14.5 kilometra mbi lartësinë në të cilën fluturojnë avionët e pasagjerëve. Ai do t’u ofrohet njerëzve të të gjitha moshave dhe niveleve të fitnesit dhe nuk do të kërkohet asnjë trajnim para fluturimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zephalto (@zephalto)

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV