“Mos e prek, do të na vrasësh”, piloti i helikopterit i bërtet turistes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një helikopteri ku një pasagjere ka tentuar që të tërheqë një levë e cila mund të ishte fatale për fatin e tyre.

Piloti është mërzitur me veprimin e gruas dhe ka kërkuar që të mos prekë asgjë pasi mund të shkaktojë rrëzim të helikopterit që po fluturonte mbi Grand Canyon.

Në një video të publikuar në mediat e huaja piloti dëgjohet duke i thënë pasagjeres mos ta prekë “jo, kjo do të na vrasë”.

Siç shpjegohet nga mediat ndërkombëtare, turistja, e cila mendonte se levat dhe butonat e tjerë të helikopterit ishin një lodër, u përpoq të tërhiqte levën që kontrollon frenimin e helikave, levë që bën që helikat të mos punojnë.

Sidoqoftë, leva specifike mund të përdoret vetëm kur helikopteri është në tokë dhe jo kur është në ajër, si në këtë rast të veçantë.

Megjithatë, pas uljes së helikopterit, gruaja falënderoi pilotin për shpëtimin e jetës së tyre “dhe ai qeshi, duke tundur kokën me përbuzje dhe duke thënë: “Oh Zoti im”.

Të fundit

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Lajme të tjera

Web TV