Panik në ajër, disa të lënduar për shkak të turbulencave (VIDEO)

Momente frike dhe terrori kanë përjetuar pasagjerët e një avioni me pasagjerë në Kinë. Siç shihet në video nga fluturimi CA1524 i Air China, pasagjerët dhe ekuipazhi u “zhvendosën” nga vendet e tyre për shkak të turbulencave.

Sipas New York Post, të paktën një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit u plagosën.

“Gjysma e parë e fluturimit ishte e qetë. “Papritmas në 30 deri në 40 minutat e fundit pati turbulenca të forta”, tha një nga pasagjerët.

Ai përgëzoi anëtarët e ekuipazhit pasi, të cilët pavarësisht frikës së tyre ata sakrifikuan veten për të mbrojtur pasagjerët që nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Më pas ndihmuan me profesionalizëm dhe qetësi të gjithë ata që kishin pësuar lëndime.