Presidenti i Bayernit flet për Harry Kane: “Nëse mban fjalën atëherë do të luajë për ne”

Uli Hoeness, një nga menaxherët më të lartë të Bayern Munich, bëri një deklaratë të rëndësishme për Harry Kane, objektivi numër një i bavarezëve për sulmin këtë verë.

Në prononcimin e fundit për mediet, Hoeness u shpreh se nëse lojtari i Tottenham është një njeri që e mban fjalën, atëherë ai do të luajë me kampionët e Gjermanisë.

“Nëse premtimi i tij mbahet, pra nëse e mban fjalën, ai do të jetë një lojtar i Bayern.”-deklaroi Uli Hoeness.

Nga kjo deklaratë ai lë të kuptohet se marrëveshja me lojtarin është një punë e përfunduar dhe tashmë mungon vetëm arritja e akordit me Tottenhamin, e cila nuk duket të jetë aq e lehtë për t’u gjetur.