Greqia ‘në luftë’ me flakët/ 81 zjarre në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët në Greqi për të vënë nën kontroll zjarrin që nisi mesditën e sotme në Kouvara të Atikës dhe po përhapet drejt Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida.

Në Saronidë beteja nga ana e zjarrfikësve po zhvillohet oborr më oborr, ndërsa mjetet ajrore do të vijojnë të funksionojnë deri në orën 21:00. Njëkohësisht, sipas ankesave të banorëve, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në Panorama Saronidas, për pasojë makinat e zjarrfikësve kanë mbetur pa ujë.

“Shtëpitë po digjen”, tha fillimisht për ERT-në Dimitris Loukas, kryebashkiaku i Lavreotiki-s, duke theksuar se fronti i zjarrit që nisi nga Kouvaras është mbi 4 kilometra.

Në zonë operojnë 210 zjarrfikës me 68 automjete, 10 njësi këmbësore, 31 zjarrfikës rumunë me 2 automjete uji. Po ashtu ndihmojnë 10 avionë dhe 6 helikopterë. Nga ana e Forcave të Armatosura merr pjesë një seksion këmbësorësh prej 20 personash. Njëkohësisht, Roja Bregdetare po patrullon me 4 gomone fryrës dhe dy anije peshkimi.

Janë 81 zjarre pyjore  të ndodhura në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Sipas përditësimit të fundit të emergjencës për zjarret, beteja që po bëhet nga zjarrfikësit është për të parandaluar që zjarri të kalojë Autostradën Kombëtare. Njëkohësisht i drejtohet drejtuesve të mjeteve apel që të shmangin trafikun në Patra-Athinë.

Në lidhje me zjarrin e pyjeve të ndodhur pasdite në Dervenochoria, forcat e zjarrfikësve janë duke u përforcuar vazhdimisht.

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV