Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar një gazetar të njohur i cili punon për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty e financuar nga SHBA, hapi i fundit i një sërë goditjesh prej vitesh ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se Ihar Karnei, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, të hënën në atë që njihet si luftë ndaj disidencës.

Apartamenti i tij u bastis, ku policia sekuestroi telefona dhe kompjuterë, tha vajza e Karneit, Polina për Associated Press.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim lidhur me arrestimin dhe kontrollet.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë është etiketuar si ekstremiste në Bjellorusi dhe puna me të ose përhapja e përmbajtjes së saj dënohet deri në shtatë vjet burg.

Karnei ka punuar me shërbimet bjelloruse dhe ruse të REL që nga viti 2000.

Grupi më i vjetër dhe më i njohur i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Viasna, raportoi se Karnei po mbahet në qendrën e paraburgimit në Akrestina, e njohur për kushtet e vështira dhe torturimin e të burgosurve.

Sipas Viasna, as avokatët dhe as anëtarët e familjes nuk kanë mundësi aksesi në Karnei.

Gazetarët dhe aktivistët në Bjellorusi janë përballur me shtypje në shkallë të gjerë që nga votimi i gushtit 2020, proces i cili i dha një mandat të gjashtë Presidentit Alexander Lukashenko.

Pas zgjedhjeve, të cilat u refuzuan si mashtruese nga opozita dhe Perëndimi, Bjellorusia u përfshi nga protesta masive, disa prej të cilave tërhoqën më shumë se 100 mijë persona.

Autoritetet u përgjigjën me një goditje brutale. Më shumë se 35 mijë persona u arrestuan, mijëra të tjerë u rrahën nga policia ndërsa ishin në paraburgim dhe dhjetëra organizata joqeveritare dhe media të pavarura u mbyllën.

Lexo edhe :  Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Gjithsej 36 gazetarë ndodhen aktualisht pas hekurave në Bjellorusi.

Karnei u arrestua disa herë ndërsa mbulonte protestat. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, ai ka mbetur në Bjellorusi pavarësisht nga presionet me të cilat është përballur.

Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

Të fundit

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa,...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Lajme të tjera

Web TV