“Ahmetaj ndodhet në Katar”/ Gjokutaj: SPAK po heton emra të tjerë për inceneratorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Genc Gjokutaj, duke folur për aferën e inceneratorëve ne News 24 tha se  përveç ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj ka emra të tjerë po qarkullojnë.

Gjithashtu shtoi se nga ana e SPAK nuk po ndiqet radha e pasurive apo personave të përfshirë në këtë aferë.

Ndërkohë ai tha edhe se sipas burime tepër të besueshme të tij Ahmetaj ndodhet në Katar

Hotelet apo qerasjet ishin çelësi që hapën Kutinë e Pandorës, por është tronditëse mënyra se si janë trajtuar paratë publike, apo se çfarë produkti ka prodhuar. Kjo është ulëritëse SPAK e ka në dorë, por ka ecur me shpejtësi si të kërmillit për çështjen e inceneratorëve

Urgjnca e SPAK bëri edhe që opozita të ushtronte presion, me qëllim që të kishte arrestime dhe kontrolle të merreshin. SPAK thotë e kam dërguar në gjykatë, por është gjykata që nuk vepron. Përse gjykata ka dhënë leje për kontrollin e banesave, por nuk ka dhënë vendim në lidhje me arrestimin e Arben Ahmetajt.

Por kërkimi kombëtar apo ndërkombëtar fillon pasi vendimi të jetë marrë me akt të shkruar. Mendoj që SPAK nuk e ka dorëzuar kërkesën, por mbetet për t’u parë. Disa thonë është në Angli, por nga burime tepër të besueshme thonë se ndodhet në Katar.

Avokatët janë në funksion të tij. Ai preu edhe një biletë avioni për në Itali dhe nuk e përdori. Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari janë bërë strehë të krimit”, ka thënë Genc Gjokutaj.

A e ka të sigurt Ahmetaj që në Angli do ti miratohet kërkesa për azil? Por në shtete të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrimin atje e ka më të sigurt se sa në Mbretërinë e Bashkuar.”, tha Gjokutaj.

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV