Aplikacioni i Whatsapp ka shfaqur sërish probleme. Dosja.al raporton se prej disa minutash, shërbimi më familjar i mesazheve në të gjithë botën ka shfaqur probleme te përdoruesit pasi mesazhet janë bllokuar dhe nuk mund të dërgohen.
Me këtë aplikacion komunikojnë më shumë se 1.2 miliardë persona në të gjithë botën, ndaj konsiderohet si një prej opsioneve kryesore të komunikimit dhe tregtisë në të gjithë botën. Whatsapp-i u ble nga Facebook në vitin 2014 për 19 miliardë dollarë.