Renditja e FIFA-s për kombëtaret në muajin Korrik, Shqipëria ruan të njejtin pozicion

FIFA ka publikuar renditjen e skuadrave kombëtare për muajin korrik.

Si në 29 qershor edhe më 20 korrik, sot, Shqipëria vijon të renditet në vendin e 65-të, me 1357,39 pikë.

Renditja e Shqipërisë në FIFA, 20 korrik 2023:

shqiperia-1-1536x799.jpg

Ndërsa Kosova nga ana tjetër ka humbur një pozicion, pasi në muajin qershor renditej në vend të 108, ndërsa në korrik renditet në vend të 109.

Renditja e Kosovës në FIFA, 20 korrik 2023:

kosova-1536x783.jpg

Ndërsa sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vijon të qëndrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.

Renditja e Top 10 së FIFA-s, 20 korrik 2023:

10-shja-e-pare-korrik.jpg