8 arsye pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjet. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me genet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatkeqësisht, Shatërvani i Rinisë nuk ekziston. Madje asgjë që na garanton jetë më të gjatë. Megjithatë, disa njerëz e kanë jetuar shumë gjatë dhe kjo nuk është falë geneve, siç themi zakonisht. Është në fakt një kombinim i një stili jetese të shëndetshëm, aktiv dhe të lumtur dhe pak ndihmë nga gjenetika.

1. Gjenet e duhura, një mënyrë jetese e lumtur dhe pak matematikë

Sipas shkencëtarëve, njëqindvjeçarët kanë një gjë të përbashkët: stili i tyre i jetesës përbëhet nga miqësitë e forta, lidhjet familjare, stërvitja dhe përballimi i mirë i stresit. Njëqindvjeçarja më e vjetër në jetë është 118-vjeçarja Kane Tanaka, ia atribuon jetëgjatësinë besimit, familjes, gjumit, shpresës, ngrënies së ushqimit të mirë dhe praktikës së matematikës.

2. Të kesh një nënë të re

Të kesh një nënë më të re mund të rrisë shanset për të jetuar më gjatë se të tjerët. Hulumtimi sugjeron se gratë që kanë lindur në moshën 25 vjeçare ose më të reja rrisin jetëgjatësinë e fëmijëve të tyre.

3. Të kesh miqësi të forta

Ky studim pohon se izolimi dhe vetmia mund të jenë po aq kërcënuese për jetën tonë sa obeziteti, dhe aq më tepër. Brezat e rinj do të jenë më të prekurit nga kjo, pavarësisht se jetojnë në një kohë kur lidhjet mund të bëhen edhe më të lehta. Sipas Dr. Timothy Smith, bashkautor i studimit, vetmia është po aq e rrezikshme për ne sa duhani dhe pirja.

4. Pirja e çajit

“Blue Zones” është një studim/projekt i National Geographic që eksploron stilin e jetesës së komuniteteve me më shumë njëqindvjeçarë në botë. Por gjëja që dukej më shumë në sy ishte pirja e çajit. Çaji jeshil, në veçanti, konsiderohet si lloji më i mirë sepse ka efekte pozitive në shëndetin tonë.

Lexo edhe :  I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

5. Të jesh fizikisht më i fortë

Një studim në Suedi tregoi se njerëzit që nuk janë të fortë fizikisht kanë një rrezik më të madh të problemeve shëndetësore dhe mendore. Ndërsa ata, forca muskulare e të cilëve ishte mbi mesataren, kishin një shans 20%-35% për të jetuar më gjatë. Ata gjithashtu kishin më pak gjasa të vuanin nga sëmundje mendore.

6. Ngrënia e arrave

Arrat janë të pasura me proteina, fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Dhe ka një tjetër studim që sugjeron se njerëzit që konsumonin të paktën 3 racione arra në javë kishin një rrezik 39% më të ulët të vdekshmërisë së parakohshme.

7. Të jesh i lumtur

Një studim sugjeron se kënaqësia nga jeta, optimizmi dhe emocionet pozitive jo vetëm që mund të jenë të mira për shëndetin tonë, por mund të rrisin edhe jetëgjatësinë tonë. Më shumë kërkime sugjerojnë se njerëzit më të lumtur mund të jetojnë deri në 18% më gjatë se ata që nuk janë të lumtur. Kane Tanaka është një shembull kryesor i asaj që një jetë e mirë dhe e lumtur mund të bëjë për jetëgjatësinë tuaj.

8. Të qenit më i disiplinuar dhe i organizuar

Të qenit i organizuar, i disiplinuar, efikas dhe i orientuar drejt qëllimeve nuk i sjell dobi vetëm jetës sonë profesionale dhe personale, por mund të përfitojë edhe jetëgjatësinë tonë. Një studim që ndoqi djemtë dhe vajzat deri në pleqëri tregoi se ata që ishin të organizuar dhe të disiplinuar jetonin 11% më shumë se ata që nuk i kishin këto tipare.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV