Bota në përvëlim, Papa Françesku u bën thirrje liderëve botëror: Ndërhyni urgjentisht!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku iu drejtua me një mesazh të fortë këtë të diel liderëve botërorë pas valës së të nxehtit që pa pushtuar shumë vende.

Papa tha se i nxehti përvëlues dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut, nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje urgjente në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

“Ju lutem, përsëris apelin tim drejtuar liderëve botërorë që të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse,” tha Papa në fund të mesazhit të tij Angelus drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Është një sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, ka të bëjë me të gjithë. Le të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” shtoi Papa.

Françesku i bëri thirrje botës që të heqë lëndët djegëse fosile dhe t’i japin rëndësi të shtuar mbrojtjes së mjedisit.

Pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara janë pjekur në një valë të nxehti rekord, ndërsa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe Evropën Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Greqinë, ku kanë shpërthyer edhe zjarret masive.

Të fundit

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e...

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë...

Shenja jete jashtë sistemit diellor? Çfarë zbuluan astronomët në planetin e largët

Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor. Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James...

“Rroftë dashnorja”/ Belind Këlliçi për deklaratat e Ramës: Gjuhë seksiste dhe fyese

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka dënuar gjuhën, sipas tij, ‘të papranueshme’ që kryeministri Edi Rama përdori një...

Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun, e cila po u blen votat qytetarëve me para në dorë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV