Formula 1/ Pa rivalitet, Max Verstappen triumfon edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen nuk ndalet as në Hungari. Piloti holandez triumfoi edhe në garën e 11-të të Botërorit, duke u konfirmuar si “alieni” i Formula 1.

Edhe pse u nis i dyti pas Lewis Hamilton, 25-vjeçari i RedBull-it triumfoi në Hungaroring, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Dhe të nëntën gjatë këtij sezoni.

Podi u kompletua nga Lando Norris (Mercedes) dhe shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez. Hamilton e mbylli në vendin e katërt.

Ndërkohë që Ferrari dhuroi zhgënjimin e radhës. Skuderia italiane nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë (Leclerc) dhe i tetë (Sainz).

Me suksesin e sotëm, Verstappen vazhdon të marshojë drejt titullit të tretë radhazi. Piloti i RedBull-it kryeson kampionatin me 280 pikë, 109 pikë më shumë se Perez i vendit të dytë.

Sezon përrallor ky për RedBull-in, që ka fituar 11 garat e këtij sezoni: Verstappen 9 dhe Perez 2. Duke barazuar rekordin e McLaren-it të Ayrton Senna dhe Alain Prost (1988).

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV