Europa ‘digjet’ nga i nxehti/ Por tornadot shkatërrojnë gjithçka në Zvicër, ka viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme. Burri që u vra u shtyp nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel.

Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, ishte një tornado e kombinuar me një stuhi të masës ajrore që u krijua përgjatë vargmalit malor Jura dhe goditi La Chaux-de-Fonds, afër kufirit francez.

Operacioni i shpëtimit dhe heqjes së mbeturinave vazhdon. Policia u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar pasi rrezikohen nga rënia e pemëve apo çative. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se një stuhi tjetër pritet në Nechatelle dhe veçanërisht në La Chaux-de-Fonds dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të shmangin daljen jashtë.

Automjetet u shkatërruan plotësisht, çatitë u hoqën nga shtëpitë dhe pemët u shkulën. Për shkak të motit të keq, në zonë ka probleme edhe me linjat e trenave.

Të fundit

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për...

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër...

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, DETAJE të reja: Roja u ekzekutua nga dy armë të ndyshme

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Renato Hoxhajt, mbrëmjen e 27 prillit në Vlorë, i cili u ekzekutua pranë banesës së tij. Policia...

Selanik/ Planifikonte ta vendoste në një bankomat, 38-vjeçares i shpërthen bomba në dorë

- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një bombë që me sa duket...

Mbi 90% e hoteleve të rezervuara për verën

Viti 2025 pritet të shënojë rekorde në sektorin e turizmit. Sipas ekspertit Zak Topuzi, prenotimet për sezonin veror janë rritur dhe pritet se shifrat...

Lajme të tjera

Web TV