Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me familjet shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarrfikësit në Greqi po luftojnë për t’i shuar vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer nëpër vend. Deri tani raportohen 82 vatra, 64 prej të cilave kanë nisur të dielën, (23 korrik) në ditën më të nxehtë të verës deri më tani.

19 mijë person u evakuuan nga ishulli i Rodosit ndërkohë që flakët kanë shpërthyer edhe në ishullin e Korfuzit dhe në rajonin verior të Peloponezit.

Ambasada shqiptare në Athinë përmes një njoftimi në facebook informon se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Gjithashtu është vendosur një numër i emergjencave, 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve . Po ashtu mund të kontaktojnë edhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al.

Mësohet se njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

0030-210 3681730

0030-210 3681259

0030-210 3681350;

Të fundit

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e...

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Lajme të tjera

Web TV