Muzikali ‘Mamma mia’, për herë të parë në Tiranë, Veliaj: Mos mungoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzikali “Mamma Mia”, komedia muzikore e cila është bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor ABBA, me të cilat janë apasionuar breza të shumtë ndër vite, do të vijë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.

Kjo shfaqje artistike vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht

“Mos mungoni në shfaqjen më energjike të korrikut! Sot dhe nesër, Amfiteatri i Tiranës ju mirëpret me shfaqjen “Mamma Mia” – teatër muzikor bazuar në këngët e grupit ABBA.
Eja edhe ti! Biletat i gjeni pranë Amfiteatrit të Tiranës; 17:00-21:00. Shfaqja nis në 21:00”, shkruan Veliaj.

Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të njohur të artit, si Elia Zharia, Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Endri Kaçaçi, Igli Zarka etj.

Kjo shfaqje artistike ndërtohet mbi 3 disiplina të artit, kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Komedia muzikore “Mamma Mia”, e cila realizohet me regji të Altin Bashës dhe skenografi të Iliriana Bashës, do të vihet në skenë për dy netë radhazi, më 25 dhe 26 korrik, në orën 21:00.

Biletat shiten me çmimin 500 lekë pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar ArTurbina.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV