Drejtuesit e Al Hilal zbarkojnë në Paris, arabët provojnë gjithçka për të bindur Mbappe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja Mbappe vijon të jetë e nxehtë te Paris Saint Germain, me Al Khelaifin që ka urdhëruar të gjithë pjesëtarët e klubit të mos komentojnë asgjë që lidhet me 24-vjeçarin francez.

Synimi i kryeqytetasve është që të rinovojnë kontratën me Mbappe, ose ta shesin këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë, teksa për këtë arsye, e kanë lënë edhe jashtë skuadre.

Mbappe ëndërron kalimin te Reali i Madridit, që po merr kohë, për t’u paraqitur me një ofertë modeste në fund të merkatos dhe për të vënë me shpatulla pas murit francezët, që nga ana tjetër dëshirojnë ta shesin në Arabinë Saudite.

Al Hilal, që është në pronësinë e fondit saudit PIF, ka prezantuar një ofertë prej 300 milionë eurosh për PSG-në dhe 200 milionë eurosh në sezon për Mbappe, me kushtin që ai të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Klubi arab nuk është ndalur me kaq, pasi mediat franceze raportojnë se një delegacion i tyre ka zbarkuar tashmë në Paris, për të folur nga afër me Mbappe dhe për të provuar ta bindin që të pranojë ofertën.

Për këtë arsye, ata janë gati të pranojnë edhe një kontratë dy vjeçare nga Mbappe, me qëllim që sulmuesi më pas të jetë i lirë të transferohet te Real Madrid.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV