Pajisje të rënda ushtarake vendosen në “Kampin Wagner” në Bjellorusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pajisje dhe automjete ushtarake që besohet se i përkasin grupit mercenar privat Wagner vazhdojnë të lëvizin në një zonë në fshatin Tsel në Bjellorusinë lindore, që besohet të jetë një vend ku trupat nga kompania e Yevgeny Prigozhinit janë vendosur pas rebelimit në Rusi, muajin e kaluar.

Imazhet nga shërbimi Planet Labs të publikuara më 25 korrik tregojnë të paktën 750 pajisje dhe kamionë të llojeve të ndryshme pranë kampit.

Që nga 19 korriku, numri i pajisjeve dhe makinave është duke u shtuar vazhdimisht dhe tani përfshin 62 kamionë të mbuluar me tenda, 534 mikrobusë, furgonë, makina të rregullta, 33 autobusë të llojeve të ndryshme, 99 kamionë me pajisje ndërtimi mbi to, dhe 26 automjete të blinduara të përdorura për transportin e personelit ushtarak.

Një kanal bjellorus në platformën e mesazheve Telegram që monitoron lëvizjen e pajisjeve ushtarake në territorin e Bjellorusisë tha më 25 korrik se kishte regjistruar të paktën 11 kolona të automjeteve dhe pajisjeve ushtarake që ata besojnë që i përkasin grupit Wagner, që kanë hyrë në Bjellorusi dhe janë zhvendosur në Tsel që nga 11 korriku.

Javën e kaluar, Prigozhin, themeluesi dhe udhëheqësi i Wagner-it, publikoi një video prej ku dukej se ishte në Bjellorusi duke përshëndetur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmonin për ta kthyer ushtrinë e këtij vendit në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.

Fati i Prigozhinit dhe trupave të tij Wagner ka qenë i paqartë që nga një rebelim jetëshkurtër më 23-24 qershor, që konsiderohet si kërcënimi më i madh i paraqitur deri sot, në 23 vjetët e pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin.

Sundimtari autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, u përfshi në bisedime për t’i dhënë fund rebelimit duke rënë dakord me Prigozhinin dhe Putinin për të pritur trupat e Wagner dhe udhëheqësin e tyre në Bjellorusi.

Lexo edhe :  Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Disa ditë pas deklaratës së Lukashenkës, një kamp me tenda filloi të shfaqej në Tsel.

Trupat e Wagner luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në marrjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bahmutit pas gati 10 muajsh luftimesh intensive.

Prigozhin ka thënë se ka humbur 20,000 burra gjatë operacionit Bahmut. /REL

Të fundit

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Lajme të tjera

Web TV