Lautaro Martinez: “Kam refuzuar oferta stratosferike nga Arabia, Lukaku më zhgënjeu”

Shiriti i kapitenit është një motiv krenarie për Lautaro Martinez, “demi” duket më i motivuar se kurrë për të ngritur trofe me fanellën zikaltër. Në Milano ndihet si në shtëpi, duke bërë që këtë periudhë të refuzoj oferta pafund nga Arabia Saudite:

“Që në momentin kur u bëra kapiten, në kokën time kishte vetëm një objektiv, të fitojmë titullin dhe të ngrija unë trofeun”, u shpreh Lautaro për La Gazzetta dello Sport duke shtuar:

“Kam pasur shumë oferta, por unë jam i lumtur tek Inter, jam i lumtur në Milano, nuk kam asnjë motiv për të ndryshuar”.

Martinez komentoi edhe vendimin e fundit të Lukakut, me belgun që ka zgjedhur Juven për të vijuar karrierën: “Të them të vërtetën u ndjeva shumë keq. Provova ta marrë në telefon ato ditë, por nuk mu përgjigj, ashtu bëri dhe me lojtarët e tjerë, gjithsesi është zgjedhja e tij”.

Në fund, Martinez foli dhe për Champions League: “E nisim nga finalja. Kemi lënë një imazh të mirë, i dërguam botës një sinjal”, theksoi sulmuesi argjentinas.