VIDEO/ Goleadë në miqësoren mes Juves dhe Milanit, ”Zonja” triumfon pas 11-metërshave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi dhe Milani u përballen mes tyre në një miqësore në Kaliforni, sfidë që në fund u fitua nga bardhezinjtë e Allegrit pas goditjeve të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Gjermani Malick Thiaw kaloi Milanin në avantazh falë një goli me kokë (23’), por Juventusi barazoi dhjetë minuta më vonë me anë të brazilianit Danilos.

Festa e bardhezinjve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Oliver Giroud riktheu skuadrën e Piolit në avantazh. Juvja reagoi sërish sapo filloi pjesa e dytë.

Përsëri një mbrojtës, përsëri gol me kokë. Daniele Rugani shtangu Mike Maignan dhe vendosi barazimin 2-2.

Penalltitë prodhuan emocione, me portierët Carlo Pinsoglio dhe Marco Sportiello që kryen disa pritje të bukura.

Në fund festuan bardhezinjtë, ndërkohë që nga ana e Milanit gabuan Romero, Pobega dhe 17-vjeçari Bartesaghi.

“Zonja” luan miqësoren e radhës në tokën amerikane përballë Real Madrid (3 gusht), teksa “Djalli” do të sfidojë Barcelonën (2 gusht).

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV