Bayern Munich në kërkim të një portieri, bavarezët hedhin sytë në Premier League

Bayern Munich ka nisur negociatat me portierin e Brentford, David Raya. 27-vjeçari ka refuzuar rinovimin me anglezët, ku këta të fundit i kanë ofruar dy herë zgjatjen e marrëveshjes. Me një vit kontratë të ngelur, drejtuesit e Brentfordit do të detyrohen ta shesin portierin.

Në klub janë të vetëdijshëm se Raya është gati për hapin e madh në karrierë. Bayerni nga ana e tij ende nuk ka bërë ofertën e parë në drejtim të “gardianit”. 27-vjeçari iu bashkua Brentfordit në vitin 2019 nga Blackburn Rovers.