Barcelona mposht pastër Real Madridin në miqësoren e parë parasezonale

Barcelona fiton një tjetër El Clasico parasezonale në SHBA kundër rivalëve Real Madrid, duke i mposhtur pastër me rezultatin 3-0.

Një gol i hershëm i minutës së 15-të nga Ousmane Dembele (15’) i vendosi kampionët e La Ligës në rrugën e tyre dhe ata vulosën rezultatin me dy gola në minutat e fundit, përkatësisht me Marin (85’) dhe Ferran Torres (90+1’).

Real Madrid pati raste të shumta por pa mundur të realizonte, me Vinicius Jr që humbi po ashtu dhe 11-metërsh në pjesën e parë.