Detit të Antarktidës i mungon një sasi akulli sa përmasat e territorit të Argjentinës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Hemisfera Veriore zhytet nën një valë të nxehti rekord të verës, shumë më në jug, në thellësi të dimrit, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik po thyhet. Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli i detit ngrihet përsëri gjatë dimrit. Por këtë vit shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC), thuhet:

Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt është në nivelet më të ulëta për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë. Akulli është rreth 1.6 milionë kilometra katrorë (0.6 milionë milje katrorë) nën rekordin e mëparshëm të dimrit të vendosur në vitin 2022. 

Në mesin e korrikut, akulli i detit të Antarktidës ishte 2.6 milion kilometra katrorë (1 milion milje katrore) nën mesataren e viteve 1981-2010. Kjo është një zonë pothuajse aq e madhe sa Argjentina ose zonat e kombinuara të Teksasit, Kalifornisë, New Mexico, Arizona, Nevada, Utah dhe Kolorado.

 

Fenomeni është përshkruar nga disa shkencëtarë si i jashtëzakonshëm – diçka që është kaq e rrallë, sa gjasat janë që të ndodhë vetëm një herë në miliona vjet. Por Ted Scambos, një akullnajalog në Universitetin e Kolorados Boulder, tha se të folurit në këto terma mund të mos jetë aq i dobishëm. Ai është shprehur për CNN:

Loja ka ndryshuar. Nuk ka kuptim të flasim për gjasat që të ndodhë siç ka qenë sistemi dikur, po na tregon qartë se sistemi ka ndryshuar. 

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV