Televizioni opozitar Halk pretendon se qeveria turke është përfshirë së fundmi në një skandal, sipas së cilës, ka marrë me qira dronë për shuarjen e zjarrit në pyje me shumën 1.2 mln euro në ditë.
Sipas televizionit, dronët merreshin me qira nga kompania e dhëndrit të liderit turk, Rexhep Taip Ergogan, Selcuk Bayraktar.
Sipas mediave greke, dronët e marrë nga qeveria e Erdoganit janë dhënë ekskluzivisht nga kompania Bykar, nëpërmjet dy tenderave, të cilët cilësohen si jo transparentë.
CEO i Baykar Haluk Bayraktar tha se tenderi në fjalë u krye në një mënyrë transparente dhe të hapur, teksa shtoi se kompania e tij ka ofruar çmimin më të ulët në tenderin e bërë nga Drejtoria e Pyjeve.
Mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve ka zhvilluar dy tenderë të veçantë për marrjen me qira të gjashtë UAV-ve në muajin prill. Kostoja totale e dy tenderëve ishte 287.6 milionë paund. Pesë nga UAV-të u morën me qira nga Baykar për 183.6 milion paund ndërsa i fundit nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ ) me 99.2 milionë paund, të gjitha do të instalohen në aeroportet në Turqi.