Biden fillon pushimet, presidenti amerikan shihet duke u relaksuar në plazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden shijuan një ditë në plazhin Rehoboth në Delaware, të ulur nën hijen e një çadre. Presidenti amerikan u fotografua në plazhin e tij të preferuar me rërë, ku ata kanë edhe një shtëpi.

Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga TMZ, ata shihen me një sërë sendesh në dorë dhe disa agjentë të Shërbimit Sekret që i shoqërojnë. Joe Biden u ul në një karrige buzë detit. Zonja e Parë Jill ishte pranë tij dhe të dy dukeshin të zënë, duke lexuar gjatë gjithë kohës.

Çifti presidencial është duke pushuar ndërsa një hetim i FBI është duke u zhvilluar në shtëpinë e pushimit të Biden në Delaëare, sipas mediave amerikane.

Avokati i Biden konfirmoi se policia federale ka marrë përsipër të kontrollojë shtëpinë e presidentit amerikan në plazh në Rehoboth dhe theksoi se presidenti “po bashkëpunon plotësisht”.

FBI ka kontrolluar tashmë një shtëpi tjetër të Biden, në Wilmington, Delaware, duke kërkuar për dokumente të klasifikuara nga periudha e tij si senator dhe, më vonë, zëvendëspresident i Barack Obamës.

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV