Të huajt blejnë një në tre shtëpi/ Të parët anglezët dhe polakët. Më e preferuar, Saranda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurisë së paluajtshme vazhdojnë të jenë lokomotiva e ekonomisë, gjë që u konfirmua dhe në rritjen ekonomike të tremujorit të parë.

Tashmë ky sektor po ndihmohet edhe nga bumi turistik që po përjeton vendi. Përveç turistëve, në vend janë rritur me 58% edhe vizitat profesionale dhe për biznes. Shumë prej tyre po investojnë në pasuri të paluajtshme në vendin tonë.

Në raportimin në Kuvend, drejtuesi i DRPP u shpreh se në 2022 pronat e blera nga të huajt u rritën me 24%.

“2884 kanë qenë për 2022, pra 24% më shumë se në 2021. Pra rreth 3000 persona kanë blerë pasuri të palujtshme në Republikën e Shqipërisë, që po t’i marrës si vlerë mesatarisht i bie që të vijnë 450-500 mln euro në vend” – tha Ervin Koçi.

Ekspertët e agjencisë imobiliare shprehen se trendi vijon edhe përgjatë këtij viti me rimte më të shpejta.

“Dy vitet e fundit kemi edhe një shtim shumë të madh të vendeve skandinave, ku mbi 90% e shitjeve në Sarandë janë për të huajt. Po të flasim pastaj për bregdetine  Vlorës të rinjtë janë shtuar. Nëse i shohim të gjitha këto kullat që po popullohen, kanë kërkesë kryesisht nga të huajt që po përqëndrojnë biznesin në Tiranë. Ata janë shumë të gatshëm të përqafojnë kontratën që i lejon të paguajnë pronën me këstë, gjë që në vendet e huaja nuk lejohet.”– tha Erion Alimema.

Ndërkohë edhe kredia për blerje banesash vijon të mbajë ritme të larta. Banka e Shqipërisë bën me dije se ishin rreth 24.3 miliardë lekë kredi e re disbursuar për individët në gjashtëmujorin e parë, vetëm 70 milionë lekë më pak, se e njëjta periudhë vitin e kaluar.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV