Konflikti në Ukrainë, paralajmëron Trump: Mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump e quajti edhe një herë hetimin për lidhjet e mundshme të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 me Rusinë një mashtrim, ndërkohë që e lidhi gjithashtu skandalin Russiagate me pushtimin e mëvonshëm të Ukrainës nga Moska.

Në një artikull në Newsweek, ish-presidenti amerikan akuzoi armiqtë e tij politikë për një komplot që synonte shfarosjen e tij politike. Siç theksoi ai, ky komplot shkaktoi shkatërrime të pallogaritshme, me viktima jo vetëm të tij, por kryesisht të qytetarëve amerikanë, duke cenuar shtetin demokratik dhe sigurinë e vendit.

Sipas Trump, “histeria masive” e shkaktuar nga hetimi është pjesërisht përgjegjëse për vendimin e Rusisë për të hyrë në një konflikt që mund të përfundojë në Luftën e Tretë Botërore.

“Një sërë zyrtarësh në nivelet më të larta të qeverisë sonë, në bashkëpunim me kandidaten e tyre të zgjedhur, Hillary Clinton, dhe aleatët e tyre në media organizuan një tentativë de facto grusht shteti të njohur si mashtrimi rus,” tha Trump duke sulmuar edhe një herë kundërshtaren e tij demokrate në zgjedhjet e 2016.

Duke cituar një raport nga këshilltari special Joe Durham që u publikua në maj, i cili tha se FBI nuk duhet ta kishte nisur kurrë atë hetim, Trump, i cili do të kërkojë sërish nominimin republikan për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme pavarësisht nga pengesat e tij ligjore foli edhe për Rusinë, raporton abcnews.al.

“Në një kohë kritike kur duhet të reduktonim tensionet me Moskën, mashtrimi rus ndezi histerinë masive që e çoi Rusinë drejt në krahët e Kinës. Në vend që të kishim një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si ajo që po përpiqesha të ndërtoja, tani jemi në një luftë proxy me të, e nxitur pjesërisht nga efektet e vazhdueshme të delirit Russiagate.

Lexo edhe :  VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

Ukraina është shkatërruar plotësisht, njerëz të panumërt kanë vdekur, madje mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore”.

Trump pohoi në shkrimin e tij se ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti i atëhershëm (dhe presidenti aktual i SHBA-së) Joe Biden ishin informuar mbi planin e Hillary Clinton në verën e vitit 2016 për të “demonizuar Trumpin”, duke krijuar një skandal për mbështetjen e supozuar të fushatës së tij zgjedhore nga shërbimet sekrete të Rusisë.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV