Nga do anojë peshorja?/ Analisti: Foltorja do zvogëlohet, PD zyrtare do rritet

Analisti Ergys Mërtiri komentoi në një intervistë për Euronews Albania situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të së shtunës që rikthyen në krye të PD zyrtare.

Sipas tij, zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë, pa mbështetje dhe pa kandidatë mori vota pothuajse sa Berisha, gjë që tregon se ajo do të jetë e ardhmja ndërsa Foltorja do vijë duke u zvogëluar.